Prof. Asc. Dr. Elton Spahiu
Dekan
Fakulteti i Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit
Universiteti i Sporteve të Tiranës
Prof. Asc. Dr. Elton Spahiu
Dekan
Fakulteti i Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit
Universiteti i Sporteve të Tiranës
Prof.Asc.Dr. Elton Spahiu është diplomuar në vitin 2006 pranë AEFS “Vojo Kushi”, sot Universiteti i Sporteve të Tiranës, në degën Mesues i Edukimit Fizik (Specialiteti: Sporte Ndeshëse Kalitëse). Në vitet 2006-2012 ai ka qenë lektor me kohë të pjesshme pranë AEFS “Vojo Kushi” në Departamentin e Sporteve Individuale për lëndën e “Sporteve ndeshëse”. Në vitin 2013 iu bashkua Universitetit të Sporteve të Tiranës, si staf akademik në kohë të plotë pranë Fakultetit të Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit, Departamenti i Veprimtarisë Fizike, Rekreative dhe Turizmit. Në vitin 2015 dhe 2020 është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv në Federatën Shqiptare të Boksit, dhe në vitin 2016 anëtar i komisionit “Passion for boxing” pranë EUBC (European Boxing Confederation). Në periudhën 2013-2018 ka ndjekur studimet e ciklit të tretë të Doktoraturës me fokus aktivitetin fizik dhe të ushqyerit. Në 2018-n ka mbrojtur Doktoratën me temë disertacioni “Zakonet e të ushqyerit dhe aktiviteti fizik në moshat 12-14 vjeç”. Nga viti 2018 deri në vitin 2024ka ushtruar detyrën e drejtuesit të Departamentit të Aktivitetit Fizik, Rekreacionit dhe Turizmit. Në vitin 2020 është zgjedhur anëtar i Senatit Akademik të UST me një mandat 4-vjeçar. Në datë 05.02.2024 ka fituar Titullin Akademik Profesor i Asociuar. Në zgjedhjet për autoritetet dhe organet drejtuese në Universitetin e Sporteve të Tiranës ka kandiduar për drejtues i njësisë kryesore në Fakultetin e Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit dhe është shpalluar fitues si drejtues i njësisë kryesore dhe anëtar i Senatit Akademik në UST me një mandat 4 vjeçar si dhe anëtar në komisionin e përhershëm të doktoraturave në FVFR.
KONTAKT
Nr. Tel.: +355 4 2226652
Email: espahiu@ust.edu.al