Mos humbisni rastin për të bërë zgjedhjen më të mirë për të ardhmen tuaj

Zgjidhni Fakultetin e Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit pranë Universitetit të Sporteve të Tiranës, si fakultetin që ju garanton punësim të sigurtë. Tek ne do të gjeni stafin akademik më të kualifikuar nga të gjitha institucionet e tjera, programet më të avancuara, bashkëkohore dhe më cilësore, e mbi të gjitha infrastukturën që padyshim egziston vetëm në fakultetin tonë.
Ne ofrojmë programe të tilla studimi si:

  1. Bachelor (Fushat e Veprimtarisë Fizike Shëndetit dhe Rekreacionit)
  2. Master Profesional 1-vjeçar me 60 kredite në (Rekreacion-Trajner Fitnesi dhe Guidë Turistike të Specialitetit të Veçantë)
  3. Master Profesional 1-vjeçar me 60 kredite në (Menaxhim në Sport e Turizëm) i cili është një Master i miratuar nga Bashkimi Europian dhe si i tillë është i vetmi në rajon
  4. Master Shkencor (Aktivitet Fizik dhe Shëndet)
  5. Programi i Doktoraturës, i ofruar vetëm dhe ekskluzivisht nga fakulteti ynë. (Nivel studimesh që nuk mund të kryhet veçse pranë UST)

E për të gjitha këto programe, ne lëshojme vetëm Diploma të nivelit Universitar me vlerë të përhershme (dhe jo Certifikata të skadueshme).
Mos u nxitoni të vendosni, por verifikoni gjithshka, analizoni informacionin dhe pastaj bëni zgjedhjen tuaj.
Ne jemi Institucion i Arsimit të Lartë Publik dhe garantimin e cilësisë e kemi detyrim (dhe jo biznes).

Dikush mund të thotë “Jemi edhe ne” ndërsa në Fakultetin e Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit, themi … JEMI VETEM NE.