Thirrje për pedagog të jashtëm në Fakultetin e Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit për Vitin Akademik 2018 – 2019

Mbështetur në Vendimin e Rektoratit Nr. 190 datë 30.10.2018 “Mbi shpalljen e konkursit për personel akademik me kohë të pjesshme për Vitin Akademik 2018 – 2019 në Fakultetin e Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit”, njoftohen të gjithë kandidatët e interesuar që duan të aplikojnë për personel akademik me kohë të pjesshme (pedagog të jashtëm), se duke filluar nga data 30.10.2018 deri më 05.11.2018, duhet të dërgojnë më anë të shërbimit postar në Protokollin e Universitetit të Sporteve të Tiranës dokumentacionin përkatës. Për më shumë klikoni këtu .