Zgjidhni Fakultetin e Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit për një të ardhme të sigurtë

Nëse jeni në dilemë  për të zgjedhur drejtimin universitar i cili ju garanton një te ardhme të sigurtë,  një vend pune të paguar mirë e  të larmishëm,  ne ju prezantojmë : Fakultetin e Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit. Ky fakultet është pjesë e Universitetit të Sporteve të Tiranës, institucion publik. Në profilin e stafit pedagogjik bëjnë pjesë personel akademik të fushave të ndryshme sportive e turistike si dhe profesionistë terreni të këtyre fushave. Kjo përbërje ekipi e këtij fakulteti bën të mundur përgatitjen e studentëve në mënyrë cilësore të cilët bëhen profesionistë të fushave të Fitnesit, Turizmit të Aventurës, Aktiviteteve Rekreative, etj. Pedagogët tanë angazhohen personalisht në punësimin e studentëve cilësorë.
Mundësitë e punësimitTrajner Fitnes, Udhërrëfyes Turistik, Menaxher në agjenci turistike, resorte, menaxher në kompani sportive publike dhe private, administratën publike në sektorët e turizmit, sportit dhe menaxhimit;  marketing dhe promocion të eventeve; organizma shtetërore sportive dhe turistike (federatat, qendrat sportive, agjencitë shtetërore të turizmit, etj.)
Fusha të tjera punësimi :

·         Rehabilitim nëpërmjet ushtrimeve

·         Mësues i Edukimit Fizik e Shëndetësor.

Për informacione më të detajuara vizitoni faqen e web-it :  http://fvfr.ust.edu.al/